Policia jep detaje për vdekjen e 7-vjeçarit afër Komoranit, u shkel me veturë nga një shtetas suedez

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një fëmije 7-vjeçar pas goditjes nga vetura.

Sipas policisë, i mituri është goditur me veturë nga një shtetas i huaj në Rusinoc, afër Komoranit.

Fëmija më pas ka ndërruar jetë në QKUK.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Rusinoc, Lipjan 07.04.2021 – 16:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Suedisë, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se e ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar (të mitur) duke i shkaktuar lëndime vdekje prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurort është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngasësi i veturës, 27-vjeçar, është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e dënimit prej 48 orësh.

“Ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, konfirmon policia./

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë