Vdes mësuesi Habib Çelaj nga Kizhareka

Mësuesi Habib Çelaj nga Kizhareka e Drenasit ka vdekur sot.

Për vdekjen e tij ka njoftuar bashkëfshatari dhe veprimtari Ismail Syla.

Postimi i Syles:

Sot ndërroi jetë Mësuesi im i Parë, Habib Çelaj nga Kizhareka e Drenasit. Shkoi në botën e amshuar njeriu që ma mësoi Abetaren, matematikën fillestare, dituritë për natyrën dhe shoqërinë për katër vjet me radhë (1967 – 1971). Shkoi njeriu që ma mbolli dashurinë për librat, për shtypin, për profesionin e shenjtë të mësimdhënies. Shkoi në amshim njeriu me shpirt poeti, që tërë jetën i ndejti besnik librit dhe profesionit të pedagogut.
I qoftë i lehtë dheu i vendlindjes, të cilin kurrë nuk e braktisi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë