Lladrovci dhe Jashari bëjnë homazhe, zotohen për punë në të mirë të dy komunave

Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të Familjes Jashari dhe Komandantit Legjendar, Adem Jashari, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, zyrtarët komunal të dy komunave, asambleist, drejtorë, deputet, gjeneral e veteran të UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe kanë vënë buqeta me lule të freskëta.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci, përkujtoi dhe ngriti lartë kontributin e familjes Jashari si dhe të gjithë luftëtarëve dhe dëshmorëve të UÇK-së.

“Në këtë ditë të rëndësishme, përulemi para sakrificës së familjes Jashari, dhe jo vetëm homazhe, por po vijmë të zotohemi se do të punojmë më shumë për vendin, për dy komunat tona për jetësimin e amanetit të tyre” ka thënë mes tjerash kryetari Lladrovci.

Homazhe janë bërë edhe në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas pranë shtatorëve të Fehmi e Xhevë Lladrovci, Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Bedri Shala, Rasim Kiqina e Ilaz Kodra, e mëpastaj në kompleksin memorial në Marinë në nderim të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për liri.

Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët, martirët dhe heronjtë e kombit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë