Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe në Prekaz: Populli që e kujton të kaluarën, të ardhmen e ka të sigurt

Kryetari i Komunës së Skenderajit, Bekim Jashari, së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Këtu Jashari e Lladrovci thanë se një popull që e kujton të kaluarën, ai popull e ka të ardhmen e sigurt.

“Së bashku me komunën tonë dhe mikun tim, Ramiz Lladrovci dhe Shoqatat e dalura nga Lufta, bëm homazhe, për të nderuar dëshmorët. Tani e kemi bërë traditë që dy komunat e Drenicës së bashku të bëjmë homazhe”, tha Bekim Jashari.

“Dua të them se një popull që kujton të kaluarën, ai popull të ardhmen do ta ketë të sigurt”, shtoi ai.

“Të punojmë, ta ndihmojmë, ta duam njëri-tjetrin dhe ta zhvillojmë  vendi”, tha tutje Jashari.

Po ashtu edhe Lladrovci tha se dita e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e rëndësishme.

“Është ngjarja më e rëndësishme. Ne jemi zotuar se do të bëjmë me të mirën për komunat tona”, tha ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë