Ja nga cilat vende të Drenasit janë të infektuarit e fundit me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.177 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 592 raste pozitive.

Prej tyre, shtatë raste janë nga Komuna e Drenasit.

Sipas IKSHPK-së, pesë raste janë në qytetin e Drenasit, një në Llapushnik dhe një në Arllat./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë