Mbahet mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal në Skenderaj

Sot është mbajtur mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal në të cilën është diskutuar lidhur me Propozim-Vendimin për shqyrtimin publik të Planit të Rregullues te Hollësishëm “ Parku Industrial në Marinë 2021-2029 ”.

Me 21 vota për dhe 1 abstenim, në Kuvendin Komunal u votua pro këtij propozim vendimi.
Votimi i këtij Draft Plani, do të mundësoj vënien në diskutim publik për 30 ditë, me ç`rast qytetarët mund të paraqesin vërejte, sugjerime si dhe pyetje lidhur me Planin e Hollësishëm të Parkut në Marinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë