Ky është 22 vjeçari që vdiq sot në aksident trafiku Malishevë

Në pasditen e sotme një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë. Si pasojë një 22-vjeçari nga Klina, Bledar Mustafa ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Nga aksidenti edhe tetë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Disa nga ta janë duke u trajtuar në qendra spitalore.

E aksidenti i ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë ka qenë zingjiror dhe ka shkaktuar po ashtu edhe dëme  materiale tek disa vetura.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë