Ganimete Musliu merr vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara, falënderon votuesit

Ganimete Musliu, ka siguruar votat e mjaftueshme për të qenë sërish pjesë e legjislaturës së re.

Në mesin e gjashtë femrave që janë bërë deputete nga Partia Demokratike e Kosovës është edhe Musliu e cila këtë herë ka siguruar 9. 868 vota, raporton IndeksOnline.

Vota për Musliun është rritur në krahasim me zgjedhjet e kaluara ku ajo kishte siguruar 8.340.

Deputetja e PDK-së ka uruar të gjithë votuesit.

Statusi i saj i plotë:

FALEMINDERIT
te dashur votues të Partisë Demokratike,
ju falenderoj që më dhatë mundësinë të jem përsëri përfaqësuesja juaj në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Dua t´ju them se jam shumë mirënjohëse për mbështetjen dhe për besimin tuaj në mua.
Të dashur qytetarë,
Edhe në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës do të angazhohem me tërë potencialin tim që të jem një zë i fuqishëm për të ngritur temat që trajtojnë shqetësimet tuaja. Do të jem një zë i pakompromis kur janë në pyetje vlerat tona kombëtare dhe interesi jonë shtetëror.
Synimi im kryesor është të punoj shumë dhe të mos ju zhgenjejë asnjëherë.
Dua të falenderoj edhe të gjitha strukturat e Partisë Demokratike për angazhimin, punën dhe pozitivitetin që ofruan. Zgjedhjet janë një garë të cilën mundet ta fiton vetëm një garues. Ne zhvilluam një garë të mirë dhe ofruam programin më të mirë. Koha do të tregoj që ne kishim të drejtë dhe ju votuat programin që premtonte përmirësimin e mirëqënies tuaj dhe mbrojtjen e interesave tona kombëtare dhe shtetërore. Këtë synim do ta ndjekim edhe si opozitë.
Neve nuk na trembin sfidat, përkundrazi jemi më të motivuar se kurrë për ta bërë Kosovën shtetin që ne e duam.??

#9868

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë