Shqetësimet e qytetarëve lidhur me cilësinë e punimeve të projekteve, prioritet i qeverisjes Lladrovci

Komuna e Drenasit ndjen për obligim të njoftoj publikun lidhur me masat e marra për projektin e ujërave të zeza gjatë vitit 2020, në fshatin Baicë.

Këto sqarime komuna i bënë pas pretendimeve të ngritura nga një qytetar i pandërgjegjshëm në rrjetin social ‘facebook’, që për shkaqe politike po tenton të dezinformoj qytetarët e Drenasit lidhur me punimet e kryera në këtë projekt.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka një bashkëpunim të shkëlqyer me qytetarët dhe komunikim të vazhdueshëm në rrjete sociale duke adresuar të gjitha shqetësimet e tyre me seriozitet dhe përkushtim.

Lidhur me projektin në fjalë, Kryetari Lladrovci është njoftuar përmes facebook-ut nga një banor i lagjes Vrellaku, me 4 tetor, ora 19:34, lidhur cilësinë e punimeve, përkatësisht vendosjes së gypave të ujerave të zeza në këtë fshat.

Pas adresimit të këtij shqetësimi nga kryetari Lladrovci, të nesërmen, me datë 5 tetor, ora 15:40, komisioni mbikëqyrës komunal ka dalë në terren dhe pas inspektimit të vendpunishtes ka dërguar vërejte kompanisë kontraktuese, duke kërkuar respektim të paramasës dhe parallogarisë së kontratës.

Për hir të transparencës dhe korrektësisë, po ua bashkëngjisim emailat e shkëmbyera me kompaninë, vërejtjet e komisionet, dhe fotografitë të cilat dëshmojnë ndërmarrjen e masave nga kompania.

Sa i përket realizmit të projekteve në terren, në rastet kur nuk zbatohet kontrata e nënshkruar, Kryetari Lladrovci është i pakompromis dhe çdo herë merr masat e nevojshme ligjore.

Falë bashkëpunimit me qytetarët, komuna po vazhdon të realizoj projektet në mënyrë të suksesshme dhe të jetë lider në transparencë e llogaridhënie.

Kryetari Lladrovci fton qytetarët që edhe me tutje të jenë të hapur për bashkëpunim pasi është interes i përbashkët i komunës dhe qytetarëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë