Njoftim për diskutim publik të draft Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Skenderajt

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Skenderajt, përsonat fizik dhe juridik, se në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr.03/2020, për Transparencë, sipas vendimit të Kuvendit Komunal Skenderaj, nr. 01-352/01-0010977/21, të dates, 26.02.2021, Rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Skenderajt do të jetë në diskutim publik deri me datën 01.04.2021.

Draft Rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Skenderajt mund të shkarkohet përmes web faqes së Komunës së Skenderajt, po ashtu rekomandimet dhe sugjerimet eventuale qytetarët mund t`i paraqesin në adresën zyrtare:
komuna.skenderaj@eks-gov.net.
Linku: https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2021/03/Vendimi-per-Diskutim-Publik-te-Draft-Rregulloren-per-menagjimin-e-mbeturinave.pdf

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe të diskutimit publik, do të mbahet edhe takimi me qytetarë lidhur me ketë draft rregullore. Për datën dhe vendin e mbajtjes së takimit do të njoftoheni me kohë.

Mirëpresim kontributin qytetarë për finalizimin dhe kompletimin e draft Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Skenderajt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë