Ky është rezultati përfundimtar i votave të diasporës

Numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora ka përfunduar para një ore në Qendrën për Numërim dhe Rezultate.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezit, nga 56 mijë e 610 vota sa janë aprovuar nga diaspora, 242 kanë qenë të pavlefshme.

Bazuar në rezultatet e të gjitha votave të vlefshme të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 44 mijë e 252 vota.

Të dytën diaspora e ka vendosur Partinë Demokratike të Kosovës me 5 mijë e 32 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 287.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e katërta me 1 mijë e 112 vota. Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate ka marrë vetëm 436 vota nga diaspora.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë