Epopeja e UÇK-së, thirret mbledhja solemne e KK- Drenas

Thirret mbledhja Solemne e Kuvendit të Komunës Drenas kushtuar “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rënies Heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për Liri”.

Në zbatim të nenit 43 paragrafi 1, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 8, paragrafit: 1 dhe 2 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 02/2015 Për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, në konsultim me Kryetarin e Komunës, për aktivitetet e manifestimit “Epopeja e UÇK-së” 2021, me rastin e 23 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, në vazhdën e manifestimeve në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës se Drenasit, Labinot Halilaj më datë. 05.03.2021 (ditë e premte) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.

T H Ë R R E T

Mbledhjen Solemne e Kuvendit të Komunës Drenas kushtuar “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rënies Heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për Liri”

1. Hapja e mbledhjes Solemne të Kuvendit të Komunës Drenas nga Kryesuesi z. Labinot Halilaj.
2. Fjalimi i Kryetarit të Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci.
3. Mbyllja e mbledhjes solemne të Kuvendit të Komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë