Drenicasit humanë/ Donatori Morina shprehet i gatshëm për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Emini

Mergimtari Ramadan Morina nga fshati Klinë e Mesme, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka shprehur gatishmerinë që të ndertojë shtëpinë për Avni Eminin, nga fshati Turiqec, të cilit si pasojë e një fatkeqesie i është djegur shtëpia.
Ramadan Morina aktualisht është duke e strehuar familjen Emini në shtëpinë e tij në Skenderaj, deri sa të përfundojnë punimet në ndërtimin e shtëpisë së re.
Kryetari i komunës, Bekim Jashari sot priti ne takim, Ramadan Morinen, me ç’rast edhe shprehi mirënjohje për ndihmen e ofruar për këtë familje.
“Njerëzit e tillë meritojnë një falëderim të veçantë, andaj në emër të komunës dhe në emrin tim, shpreha mirënjohje të madhe për z. Morina për ndihmën e ofruar për familjen në fjalë. Përzemërsisht mirënjohjes”, tha Jashari.