Njëra pas tjetrës, gjashtë vetura aksidentohen në rrugën Prishtinë-Pejë (Video)

Në fshatin Rixhevë të Klinës, rruga Prishtinë-Pejë, ka ndodhur një aksident me dëme materiale në orët e para të ditës së sotme.

Plot gjashtë vetura janë përfshirë në këtë aksident, përderisa njëra nga to ka dalur jashtë rrugës.

Pesë të tjera janë dëmtuar në kolonë, por që për fat të mirë nuk ka patur pasoja në njerëz.

Mosmbajtja e distancës dyshohet se ka qenë arsye e këtij aksidenti në kohën kur rruga nuk është e sigurtë nga të reshurat atmosferike./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë