Del nga shtypi libri për Beshir Vinarcin, parashikuesin e shumë ngjarjeve kombëtare dhe atyre botërore

Të gjithë nga ju sigurisht që keni pasur rastin të dëgjoni për parashikuesin e njohur shqiptar Beshir Vinarci.

Së fundmi ka dalë nga shtypi libri për të, i cili njihet për parashikimet e tij të sakta që i kishte bërë para 100 viteve, ku ndër kryesoret ishin:

-Parashikoi luftën e dytë botërore, ku flet për Gjermaninë, Rusinë, dhe Turqinë.
-Parashikimi për shkatërrimin e ish-Jugosllavisë.
-Parashkimi për Urën e Ibrit në Mitrovicë.
-Parashikimi për Marrëveshjen e fundit në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, etj.

Vlen të përmendet fakti se ndër parashikimet më të rëndësishme ishte për komandantin legjendar Adem Jashari, ku ndonëse në parashikimet e Beshir Vinarcit nuk i përmendet mbiemri Jashari, por transmetohet të ketë thënë se “kur të vijë një Adem, selameti është afër, dhe se clirimi nuk eshte larg”.

Dhe të gjithë jemi dëshmitarë se cfarë ndodhi kur erdhi “një Adem”. Liria e Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë për liri, shkruan Mitrovica Sot.
Për të gjithë të gjithë të interesuarit, librin munda ta porositni duke kontaktuar me Autorin Rifat Ademi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë