Vidhen 20 mijë euro, policia jep detaje

Në zyrën e Postës së Kosovës në rrugën “Skëndërbeu” në Kamenicë, ka ndodhur një vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson portali nga burimet, nga kjo pikë postare janë vjedhur 20 mijë euro.

Sinjali ka mësuar nga burimet se vjedhje e ka raportuar punëtori i sigurimit.

Dyshohet se disa persona kanë depërtuar me forcë në brendi të postës dhe kanë vjedhur paratë e gatshme.

Portali gjithashtu mëson se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një prerëse elektrike, një pajser dhe një sopat që dyshohet të jenë përdorur në rast.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë