Ferat Shala kujton dëshmorët: ENVER H.MORINA, SHANI A. MORINA dhe SAHIT I. SHALA, në 31 vjetorin e rënies

Kandidati i Partisë Demokratike Ferat Shala ka bërë të ditur se sot më 31 janar, shënon pikërisht 31-vjetorin e rënies së tre prej shumë flamurtarëve të lirisë: ENVER H.MORINA, SHANI A. MORINA dhe SAHIT I. SHALA.

“Enveri, Shaniu dhe Sahiti u bënë therror për t’u bërë shembull për brezat pasardhës se si duhet dashur dhe si duhet flijuar për Atdhe”, ka theksuar Shala.

Ai ka thënë se më 31 janar të vitit 1990 Enveri, Shaniu dhe Sahiti, u bënë lajmëtarët e pushkëve të çlirimtarëve, të cilët s’do të vononin shumë për t’u hakmarrë shumëfishë dhe për ta sendertuar ëndrrën e moçme të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Flini të qetë në lapidare, Enver, Shani dhe Sahit, se dielli i lirisë sot e shndritë tokën e Kosovës që ju e latë me gjakun e njomë. Lavdi paçi për jetë e mot!”, kujton Shala heronjtë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë