Ferat Shala: Arllati sonte hapi zemrën për PDK-në

Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala ka zhvilluar aktivitetin e tij në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai sonte, bashkë me kryetarin e Komunës së Drenasit, kanë takuar banorët e Arllatit.

Postimi i plotë i Shalës:

Arllati sonte hapi zemrën për Partinë Demokratike të Kosovës.

Arllatasit dëshmuan edhe kësaj here se janë të palëkundur në idealet e mëdha mbi të cilat qëndron PDK-ja: liria, pavarësia, shtetndërtimi.

Ata kanë besim të plotë se vetëm programi #Rimëkëmbje mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza ku e kanë zhytyr dy qeveritë e dështuara, Kurti e Hoti.

Edhe Arllati #PDK #Rimëkëmbje #FeratShala14

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë