Elmije Plakiqi i bashkohet VV-së, Kurti ka disa fjalë për të

Elmije Plakiqi, veprimtarja e çështjes kombëtare nga Nekoci i Drenasit, i është bashkuar Vetëvendosjes.

“Në zyren time erdhi bashkë me kandidatin tonë për deputet, Enver Dugolli. Elmija ka përfunduar studimet në nivelin bachelor në drejtimin gjuhë dhe letërsi shqipe, ndërsa studimet master në drejtimin shkenca politike me fokus në marrëdhëniet ndërkombëtare diplomatike”, ka deklaruar lideri i VV-së, Albin Kurti.

Elmija ka qenë ushtare e UÇK-së në zonën e Pashtrikut dhe Komandante për moral dhe politikë në batalionin e parë të kësaj zone.

Si e burgosur politike në vitin 1981 për organizim të demonstratave në Drenas, aktiviste e KLMDNJ-së gjatë viteve të ‘90-ta, dhe kryetare e gruas së LDK-së në Drenas në vitet 1996 dhe 1997, Elmija vazhdimisht ka qenë duke u angazhuar për çlirimin e popullit tonë dhe për barazi e drejtësi në shoqërinë tonë.

Kurti thotë se kontributi i saj tash do të vazhdojë bashkë dhe drejt me krejt ne.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë