Banja “vërshohet” me përkrahës të Fatmir Limajt

Lideri i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj sonte ka takuar bashkëvendasit e tij, në Banjë të Malishevës, transmeton DrenicaOnline.

Salla ishte e mbushur përplotë me vendas të Limajt, të cilët i thanë po kauzës së tij për mbrojtjen e vlerave të luftës.

Postimi i Limajt:

Kauza jonë për Çlirimtarët po frymon anekënd Kosovës

Faleminderit Banja ime për përkrahjen që na keni dhënë ndër vite dhe besimin e treguar në mbështetje të jetësimit të shumë projekteve kombëtare.

Kauza jonë për çlirimtarët sot është kthyer në një frymë atdhetare e cila tashmë është prezente në çdo familje anekënd vendit.

Me Çlirimtarët e me mbështetjen e jashtëzakonshme që sonte mora nga vendlindja ime, kauzën tonë për vlerat kombëtare do ta jetësojmë fuqishëm dhe zëri mbrojtës i vlerës së UÇK-së do të jetë prezent në Parlament.” FL

#MeÇlirimtarët

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë