Kandidati i PDK-së për deputet Ferat Shala, takon veteranin e tri luftërave çlirimtare

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala po vijon të zhvillojë fushatën e tij në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt, ku sot ka takuar Hazir Thaçin,  veteranin e tri luftërave çlirimtare, njeriun që në trup ka shumë plagë që i ka marrë në betejat e shumta të luftës për liri.

“Haziri është pinjoll i familjes së njohur Thaçi nga Carralluka e Malishevës. Pushka e lirisë në familjen Thaçi pat shkrepur shumë herët, në vitin 1969, kur babai i Hazirit, Muharrem Thaqi, me aktin e tij trimëror, i bëri jehonë të madhe shkeljes së të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve nën Jugosllavinë komuniste”, ka shkruar Shala.

Kandidati me numrin 14 në listën e PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se Hazir Thaqi bënë pjesë në grupin e heronjve të gjallë të luftës. Krenaria dhe trimëria prej luftëtari, e bëjnë këtë burrë të respektueshëm prej të gjithëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë