Limaj pritet ngrohtësisht në Komoran

Kreu i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me vëllain e zërit të UÇK-së, bacës Jakup, njëherit kandidatin për deputet në Kuvend të Kosovës, Avdyl Krasniqin, kanë takuar sonte bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetësit socialdemokrat, në Komoran të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

“Bashkëbiseduam për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit dhe për rëndësinë e bashkimit të njerëzve me vullnet të mirë rreth projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare, krah të cilit janë rreshtuar fuqishëm miqtë tanë bashkëluftëtarë në Komoran, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës sonë të lavdishme dhe qytetarë të shumtë anekënd Kosovës”, ka thënë Limaj.

Pas 14 shkurtit, sipas Limajt, NISMA Socialdemokrate me përfaqësuesit e saj në Parlament do të jenë një zë i fuqishëm i vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe të angazhuar e përkushtuar maksimalisht për të mos lejuar askënd të shkatërroj përpjekjet ndër vite të një populli të tërë për liri e vlera kombëtare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë