Elezi: Drenasi do të jetë befasia më e këndshme e këtyre zgjedhjeve

Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Shemsi Elezi, ka njoftuar se VV nuk ndalet as në ditë pushimi.

“Sot, mbajtëm mbledhje me shtabin e qendrës, analizuam aktivitetet e javës që shkoi dhe përgatitëm aktivitetet e javës që po hyjmë”, ka shkruar Elezi në FB, transmeton DrenicaOnline.

Puna e palodhshme që po bëhet nga secili anëtar i shtabit e secili aktivist, sipas Elezit do ta sjellë fitoren e madhe në referendumin e 14 shkurtit.

Ai thotë se Drenasi patjetër që do të jetë befasia më e këndshme e këtyre zgjedhjeve.#KrejtdheDrejt

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë