Përkrahësit e Ferat Shales nuk i zë oda në Terstenik

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ishte mysafir në fshatin Terstenik ku u prit nga shumë përkrahës të tij.

 

Shala në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se ishte mysafir ne odën e Osman Mulajt ku kishte shumë simpatizant të PDK-së sa që oda ishtë e vogel për ti zënë të gjithë.
“Oda e Osman Mulajt në Terstenik, e vogël për t’i zënë të gjithë besnikët e Partisë Demokratike të Kosovës. Partia dhe njerëzit e idealeve të mëdha çdo herë të mirëpritur në Drenicë”, ka shkruar Ferat Shala në Facebook.
Shala është i renditur i 14-ti në listën e PDK-së, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë