Geci: Në Drenicë Vetëvendosje nuk merr asnjë votë, PDK-ja i merr të gjitha

Ish-deputeti Gani Geci nuk u beson sondazheve që thonë se Vetëvendosje do të marrë shumë vota, përfshirë Drenicën.

“Në Drenicë Vetëvendosja s’merr asnjë votë. Unë jam në rrjedha të fushatës së PDK-së, në Drenicë PDK-ja kësaj radhe ka me i marrë gati të gjitha votat’, thotë Geci në Pressing.

“Tash është riaktivizu PDK’ja në Drenicë, ngjashëm si në kohën kur e ka pasur rival Ibrahim Rugovën dhe në Drenicë, as në Drenas e as në Drenicë s’merr asnjë votë VV-ja”, ka shtuar ai.

“VV e përdorën familjen Jashari si trampolinë ndërkohë në fund e propozuan Vjosa Osmanin për presidente. Në Drenicë Vetëvendosje s’mund të marrë vota. Në Drenicë s’mund të marrë vota as Albini e as Vjosa”, tha Geci.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë