Kandidatura e Hyrije Thaqit po merr përkrahje të madhe

Hyrije Xhemajlaj- Thaqi, kandidate për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, po merr mbështetje të gjërë nga qytetarët anëkënd vendit, transmeton DrenicaOnline.

Ajo po garon për herë të parë për të siguruar një ulëse në Kuvend.

Aktivitetin sot ajo e zhvilloi duke takuar përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta çlirimtare.

“Sot, një takim i veçantë me shoqatat e dalura nga Lufta Çlirimtare , një diskutim i mirë e një kordinim për të vazhduar tutje!
Na premtuan përkrahje dhe kerkuan llogaridhënie për gjithë ata që përfaqësojnë neser!
Programi # Rimëkëmbja# ka parapar politika te veçanta për keto kategori!”, ka shkruar në FB, Xhemajlaj- Thaqi./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë