Albin Kurti sot ishte në Drenas, VV njofton për vizitën

Sot në Drenas ishte për vizitë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Sipas jnë njoftimi të VV-së, Kurti ka vizituar edhe disa fshatra të Drenasit ku ka takuar qytetarët.

Njoftimi i VV-së:

Filluam me vizita në disa biznese të Komunës së Drenasit, para të cilave u zotuam se me fitoren madhështore në referendumin e 14 shkurtit, Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, do të ketë qasje komplet tjetër, ku punëtorët dhe bizneset e Kosovës do ta ndiejnë dorën e ndihmës së shtetit, veçanarisht tash në kohë të pandemisë.

Vazhduam me një takim me gratë dhe vajzat e Drenasit, prej ku u konkludua se fitorja e Lëvizjes më 14 shkurt e rritë shpresën se barazia ekonomike dhe shoqërore në mes gjinive është e mundshme dhe shumë e nevojshme.

Pastaj vazhduam me takime me qytetarë në fshatrat: Tërdec, Nekoc, Polluzhë e Shtuticë.

Fitorja e Lëvizjes po ndjehet gjithandej, besimi në VETËVENDOSJE! do të kthehet në shpresë, punë dhe përkushtim për shtet të drejtë e trajtim të barabartë, me Albin Kurtin Kryeministër.
#KREJTdheDREJT

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë