VV në Drenas: Po vazhdon mobilizimi i qytetarëve për fitoren e 14 shkurtit

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, mbajti sot bashkëbisedim me përfaqësuesit e lagjeve të Drenas-it 1 dhe 2.

Gjatë takimit u diskutua për mobilizimin e qytetarëve për zgjedhjet e 14 shkurtit në të cilat bindshëm do të dalë fituese Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Në takim morën pjesë kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes: Enver Dugolli, Blerim Gashani dhe Hysni Mehani, shefi i shtabit Shemsi Elezi dhe kryetari i pikës Mehmet Ahmeti.

Mobilizimi i qytetarëve të Drenasit për fitoren e madhe të 14 Shkurt-it, do të vazhdoj me ritëm edhe më të lartë ditëve në vijim.
Drenasi do të jetë vula e fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë