Limaj në Nekoc: Të votohet Nisma dhe kandidati Mustafë Hoxha

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim me bashkëluftëtarë të Nekocit në Drenas, me të cilët ka bashkëbiseduar për sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi.

Ai ka kërkuar të votohet kandidati për deputet Mustafë Hoxha.

Lideri i Nismës tha se, ishte konstatim i përbashkët se në proceset në të cilat po kalon vendi kërkohet më shumë se kurrë më parë mobilizim në mbrojtjen e vlerave tona kombëtare.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që projekti ynë në mbrojtje të vlerave kombëtare po bashkon rreth vetes njerëz me virtyte të larta kombëtare e njerëzore”, ka shkruar Limaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Gjithashtu, Limaj ka shkruar se, angazhimi dhe përkushtimi ynë gjithmonë do të jetë në funksion të promovimit të këtyre vlerave të cilat janë themeli i shtetit tonë.
“Të bashkuar për fitore”, ka shkruar në fund i pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë