Këta janë të gjithë kandidatet për deputet nga Skenderaj

14 shkurti do të jetë dita zyrtare kur qytetarët do të vendosin se kush do t’i përfaqësojë ata në institucionet më të larta të vendit, shkruan rajoni.net

Tashmë kur edhe po afron hapja e fushatës elektorale më 3 shkurt, shumë prej partive kanë publikuar edhe emrat e kandidatëve për deputet.

Në kuadër të komunës së Skenderajt, Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar trë emra të kandidatëve të cilët kanë prejardhjë nga ky qytet: Bahtir Kastrati, Marigona Geci dhe Fahredin Spahija.

Kurse nga Levizja Vetëvendosje kandidatë janë: Hysni Mehani dhe Liri Loshi.

Ndersa Partida Demokratike e Kosovës prinë me numrin me të madhë të kandidateve, e të cilet janë: Abelard Tahiri, Bedri Hamza, Blerta Deliu –Kodra, Mërgim Lushtaku, Ganimete Musliu, Donjeta Bytyqi, Fadil Nura, Isa Hajdari,Fadil Beka, Musli Gucati, Mihane Kodra –Bekteshi, Bekim Haxhiu.

Kandidat është edhe Berat Dajaku më partinë Fjala, Beqir Veliu dhe Merita Dervishi me NISMA-në.

Shumë emra të rinj do t’i futen kandidimit për deputet të Kuvendit të Kosovës, teksa mbetet të shihet se kush nga ta do të arrijë të sigurojë vota të mjaftueshme për një ulëse në Parlament.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë