Dëmet nga vërshimet e javës së kaluar, komuna e Drenasit ka një njoftim për qytetarët

Javën e shkuar shumë qytete të Kosovës u përfshin nga vërshime të shumta si pasojë e reshjeve të shiut.

Ndërsa njëra nga më të goditurat ishte edhe Komuna e Drenasit.

Në lidhje me dëmet e shkaktuara gjatë vërshimeve, kjo komunë ka njoftuar qytetarët se kanë mundësi që deri nesër në orën 12:00 t’i dorëzojnë kërkesat e tyre për vlerësimin e këtyre dëmeve.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë qytetarët se deri nesër, më 19.01.2021, ora 12:00, t’i dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Drenasit.

Kjo vjen si pasojë e kërkesës së nivelit qendror që kërkesat për vlerësimin e dëmeve t’i përcjellim deri të mërkurën, më 20.01.2021.

Komisionet janë në terren dhe po punojnë maksimalisht që t’u përgjigjen të gjitha kërkesave të qytetarëve për vlerësimin e dëmeve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë