Dëmet e vërshimeve në Poklek, flasin banorët (Video)

Komunat që pësuan dëme nga vërshimet e ditëve të fundit kanë afat vetëm deri më datën 20 janar të paraqesin vlerësimin e tyre.

Në fakt, këtë afat ua ka dhënë qeveria në detyrë e cila ka ndarë një fond për të kompensuar dëmet e shkaktuara në ekonomitë familjarë, biznese dhe kultura bujqësore.

Deri tani në Komunën e Drenasit janë paraqitur më shumë se 200 kërkesa të cilat janë shënuar nga komisioni vlerësues i kësaj komune, banorët e së cilës kanë afat vetëm deri nesër (19.01.2021) në orën 12:00 të bëjnë ankesa rreth dëmtimeve që kanë pësuar këto ditë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë