Aksion i policisë në Prishtinë, shqiptohen gjoba dhe shoqërohen në polici disa persona

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion bastisje në një lokal në Prishtinë, për shkak të shkeljesë së orarit të gastronomisë.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet se lokali ku është kryer bastisja është “STUDIO” në rrugën B. Ky lokal ka vazhduar punën edhe pas orës 21:00.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka njoftuar se njësitet e Stacionit Policor kanë intervenuar bashkë me inspektorët komunal dhe kanë shqiptuar gjoba në bazë të Ligjit antiCOVID, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar në polici pasi kanë penguar personat zyrtarë në kryerje të detyrës.

“Sot, më 15.01.2021, gjatë realizimit të detyrave policore, njësitet e policisë SP ‘Jugu’ Prishtinë, në ‘Rrugën B’, në bashkëpunim me inspektorët kompetent, në një lokal kanë vërejtur se ka grumbullim të personave. Policia ka shqiptuar gjoba bazuar në Ligjin anti-COVID, kurse disa persona janë shoqëruar në stacion, pasi kanë penguar personat zyrtarë në kryerje të detyrës”, ka thënë Krasniqi.

Qeveria sot ka nxjerrë masat e reja ku operatorëve ekonomik në zonën e kuqe iu lejohet të punojnë deri në orën 21:00, derisa ndalohet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:30 deri në orën 05:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë