Ramiz Lladrovci: Listën e kandidatëve për deputet nuk e bëra unë, por e përkrahi fuqishëm

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë nuk është as pjesëmarrës në hartimin e propozimeve as në përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë nga dega e PDK-së në Drenas.

“Dua të theksoj se Lista e aprovuar e kandidatëve për deputetë nga dega e PDK-së në Drenas, e ka përkrahjen time, pavarësisht përbërjes së saj, pa qenë i involvuar në hartimin e saj”, ka thënë Lladrovci.

Statusi i tij i plotë:

Të nderuar anëtarë të PDK-së,
Nga fillimi i procesit zgjedhor dhe dita kur u shpallën zgjedhjet e deri sot, kam qenë dhe jam plotësisht transparent rreth procesit dhe ecurisë së procesit zgjedhor.
Dua ta ritheksoj edhe një herë se në asnjë rast dhe në asnjë mënyrë nuk jam as pjesëmarrës në hartimin e propozimeve as në përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë nga dega e PDK-së në Drenas.
Andaj, dua të theksoj se Lista e aprovuar e kandidatëve për deputetë nga dega e PDK-së në Drenas, e ka përkrahjen time, pavarësisht përbërjes së saj, pa qenë i involvuar në hartimin e saj.
Kandidatëve të PDK-së të komunës tonë ju dëshiroj sukses dhe do të kenë përkrahjen time dhe fitoren e madhe më 14 Shkurt!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë