Familja Gjeloshi po bëhet me shtëpi të re, atë po e ndihmon Akif Podrimçaku nga Drenasi

Familja 5 anëtarëshe e Bekim Gjeloshit nga fshati Qubrel, e cila jeton në kushte të rënda ekonomike dhe me fëmijë të sëmurë së shpejti do të bëhet me shtëpi të re.

Këtë lajm të mrekullueshëm kësaj familje ia dha Kryetari i komunës, Bekim Jashari, bashkë me humanistin Halil Kastrati dhe këngëtaren Leonora Jakupi.

Kjo shtëpi do të ndërtohet nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, falë donatorëve dhe humanizmit të hoxhës, Halil Kasrati.

Kryetari Jashari bëri të ditur se përveç shtëpisë kjo familje tash e tutje do të përfitojë për çdo muaj përkrahje financiare nga familja e Akif Podrimçaku nga Drenasi, me banim në Slloveni.

“Një falënderim i madh për Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, hoxhën e nderuar Halil Kastrati dhe familjen e Akif Podrimçaku për përkrahjen e tyre dhënë kësaj familje nevojtare”, tha Jashari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë