Kosova publikon listën për ndeshjet e tetorit, kthehen Rashica, Shala e Kololli

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e lojtarëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e tetorit. Risi në këtë listë është kthimi i Milot Rashicës, Herolind Shalës dhe Benjamin Kolollit nga lëndimet.

“Dardanët” do t’i zhvillojnë  dy ndeshje gjatë dy javëve të ardhshme, fillimisht miqësoren kundër Gjibraltarit më 10 tetor në Fadil Vokrri e pastaj atë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, kundër Malit të Zi, më 14 tetor, raporton Gazeta Express.

Lojtarët nga klubet evropiane e përbëjnë sërish shumicën e skuadrës së Challandes, përderisa nga futbolli kosovar është vetëm portieri i Prishtinës, Visar Bekaj.

Hekuran Kryeziu dhe Arbër Zeneli do të mungojnë edhe në këto ndeshje të Kosovës për shkak të lëndimeve të tyre, ndërsa në Kombëtaren A është kthyer Lirim Kastrati, i cili muaji e kaluar e përfaqësoi Kosovën U-21.

Përgatitjet për këto dy ndeshje të radhës, Dardanët do t’i nisin të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa në të njëjtën ditë përzgjedhësi Challandes do të paraqitet në konferencë për media, në orën 11:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë