Anglia – Kosova, mësohet kush do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e të pamposhturve

Angli – Kosovë, do të jetë më shumë se një ndeshje.

Të martën, në “St Mary’s Stadium” nga ora 20:45, do të përballen dy skuadrat që s’dinë për humbje.

Anglia nuk ka humbur asnjë ndeshje kualifikuese që nga tetori i vitit 2009, derisa Kosova nuk ka humbur asnjë ndeshje ndërkombëtare që nga tetori i vitit 2017.

Tashmë për këtë ndeshje, që sipas trajneri të Anglisë, Gareth Southgate, “është kryesorja në Grupin A”, janë caktuar edhe gjyqtarët.

UEFA ka vendosur që drejtësinë në ndeshjen Angli – Kosovë të ndajnë gjyqtarët gjermanë.

Felix Zwayer do të jetë gjyqtar i parë, i ndihmuar nga Thorsten Schiffner e Marco Achmüller – kurse gjyqtar i katërt është caktuar, Christian Dingert.

Felix Zwayer do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Anglia – Kosova

Kosova udhëton në Angli pas fitores 2-1 në “Fadil Vokrri” kundër Cekisë, derisa “Tre Luanët” presin “Dardanët” pasi shkatërruan Bullgarinë, duke e mposhtur 4-0.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë