Kosova fiton pikë të rëndësishme për ranglistën e FIFA-s nga fitorja kundër Çekisë

Kosova i ka fituar 18.97 pikë nga fitorja kundër Çekisë, të vlefshme për ranglistën e FIFA-s, që i radhit të gjitha Kombëtaret e Botës në bazë të formës.

Ekipi kombëtar i Kosovës arriti të sigurojë fitore me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Republikës Çeke, e cila ka mjaft shumë rëndësi edhe për rangimin e Kosovës në FIFA pasi që rëndësia e ndeshjes vlerësohet me 25 pikë nga FIFA, raporton Gazeta Express.

Për momentin, Republika Çeke radhitet e 43-ta në ranglistën e FIFA-s, me 1448 pikë të grumbulluara, ndërsa Kosova është e 120-ta, me 1149 pikë të grumbulluara deri më tani.

Tani, pikëve të Kosovës do t’u shtohet edhe 18.97 për shkak të rezultatit kundër Çekisë.

Sipas rregullave të reja të FIFA-s për këtë ranglistë, ndeshjet miqësore kanë më pak vlerë sesa ato me karakter garues. Në numrin e pikëve të fituara nga secila ndeshje ndikon edhe niveli i kundërshtarit.

Algoritmi i FIFA-s i grumbullon pikët sipas formulës së paraqitur më poshtë:

P=Pmëparshme+R*(W-We)

Me shkronjën P shënohet numri i pikëve total.

Pmëparshme – Pikët në ranglistën e FIFA-s, para fillimit të kësaj ndeshjeje

R – Rëndësia e ndeshjes

R=5 për ndeshjet miqësore jashtë kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare
R=10 për ndeshjet miqësore brenda kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare
R=15 për ndeshjet e fazës së grupit në Ligën e Kombeve
R=25 për ndeshjen eliminatore dhe të play-offs në Ligën e Kombeve
R=25 për ndeshjet kualifikuese në garat e konfederatave dhe për kualifikim në Kupën e Botës
R=35 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave deri në fazën çerekfinale
R=40 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave pas fazës çerekfinale
R=50 për ndeshjet e Kupës së Botës deri në fazën çerekfinale
R=60 për ndeshjet e Kupës së Botës pas fazës çerekfinale
W – Rezultati i ndeshjes

Fitore=1; Barazim=0.5; Disfatë=0
We – Rezultati i pritur e ndeshjes

dr– diferenca në rangim mes dy skuadrave

FIFA e përditëson ranglistën e kombëtareve pas cdo afati të ndeshjeve kombëtare. Që nga koha kur Bernard Challandes e ka marrë drejtimin e Kosovës, “Dardanët” vazhdimisht janë ngritur në këtë ranglistë, ndërsa tani e mbajnë pozitën më të lartë ndonjëherë, atë të 120-të.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë