Feronikeli arrin marrëveshje me trajnerin kondicional, Orhan Abdiu

Përveç përforcimit në futbollistë, Feronikeli është përforcuar edhe në shtabin teknik.

Trajnerit Zekirija Ramadani, ndihmës trajnerit Faruk Elshani dhe trajnerit të portierëve Avni Hasanit, i është shtuar edhe një trajner kondicional.

Bëhet fjalë për Orhan Abdiun, me të cilin FC Feronikeli ka arritur marrëveshje bashkëpunimi.

Abdiu me përvojën dhe njohuritë që zotëron, do ta bëjë më të lehtë punën në shtabin teknik dhe gjithashtu edhe tek futbollistët.

Atij i dëshirojmë mirëseardhje te klubi Kampion i Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë