Shaqiri: Është koha që unë të mbush bateritë

Xherdan Shaqiri fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin për herë të dytë në karrierën e tij.

Futbollisti i lindur në Gjilan luajti një rol të veçantë në këtë triumf të skuadrës angleze, sidomos në ndeshjen kthyese gjysmëfinale kundër Barcelonës.

Pas ndeshjeve me Zvicrën, Shaqa ka falënderuar për mbështetjen para se të filloj pushimin.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e mahnitshme gjatë gjithë sezonit! Tani është koha që unë të mbush baterinë time!”, ka shkruar Shaqiri. /IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë