Zyrtare: Zeka vazhdon me Ferronikelin

Pas suksesit të madh, me ç’rast e fitoi titullin e Kampionit dhe Kupën e Kosovës, zyrtarët e Feronikelit janë duke punuar me të madhe që skuadra të jetë edhe më e mirë në të ardhmen në mënyrë që të ketë paraqitje të mirë edhe në garat evropiane.

Skuadra nga Drenasi sot e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes së re me sulmuesin, Mevlan Zeka.

Futbollisti me numrin 9-të, është pajtuar që të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e klubit kampion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë