Feronikeli blindon yjet kryesor të skuadrës

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli ka blinduar gjysmën e ekipit që e kishte edicionin e kaluar.

Nikli ka zyrtarizuar marrëveshjet e reja me futbollistët kryesorë në triumfin e kampionatit dhe Kupës së Kosovës.

Portieri Deniz Troshupa ka vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër, ndërsa njëjtë kanë vepruar edhe të rinjtë si Met Millaku e Drilon Lladrovci.

Besnik klubit i ka qëndruar edhe kapiteni Lapidar Lladrovci që ka vazhduar gjithashtu bashkëpunimin me kampionët në fuqi të Kosovës.

‘Industrialistët’ kanë ‘bllokuar’ edhe mesfushorin gjakovar Albutrint Morina të cilit gjithashtu ia kanë vazhduar kontratën.

Ndërkohë lojtari i fundit që ka pranuar rinovimin me Niklin është mesfushori ofensivë nga Brazili, Jean Carioca.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë