Hadërgjonaj: Shqipëria nuk më ka ftuar asnjëherë

Futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, në emisionin “Favorit” në T7 ka zbuluar se kishte kontakte me Shqipërinë, por që nuk kishte marrë asnjëherë ftesë zyrtare nga Kombëtarja Kuqezi

Florent Hadërgjonaj, futbollist i ri i Kombëtares së Kosovës, në emisionin “Favorit” në T7, përcjell Gazeta Express, ka zbuluar se nuk kishte marrë asnjëherë ftesë nga Kombëtarja shqiptare, edhe pse e pranon se kontaktet kanë ekzistuar.

“Unë nuk kam marrë kurrë ftesë zyrtare nga Shqipëria. Kam pasur kontakte, e kanë kërkuar mendimin tim, por nuk ka pasur asnjëherë diçka konkrete”, thotë mbrojtësi i djathtë kosovar.

Hadërgjonaj e kishte zhvilluar një ndeshje miqësore për Zvicrën kundër Bjellorusisë, ndërsa së fundmi vendosi t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë