Dyshohet se një grua u plagos nga pushka ajrore në Drenas, flasin nga QKMF-ja

Një grua dyshohet se ka pësuar lëndime trupore nga një pushkë ajrore.
Rasti ka ndodhur sot në Drenas.
Ajo fillimisht ka marrë trajtim në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Rreth këtij rasti për Klankosova.tv. ka folur drejtori i QKMF-së në Drenas, Ismet Bogiqi.
“Gruaja ka marrë trajtim tek ne. Plagët i ka pasur dy në dorë dhe një në trup. Ajo është dërguar për trajtim në Prishtinë nga mjekja e cila e ka trajtuar si rast, për shkakun se ka pasur dilema nëse plagët janë të shkaktuara nga pushka ajrore. Domethënë për ta evituar keqkuptimin se me çka është lënduar ajo”, deklaroi Bogiqi.
“Mjekja nuk ka qenë e sigurt dhe e ka referuar rastin në QKUK për ekzaminimeve tjera. Lëndimet nuk kanë qenë aq të mëdha. E njëjta është paraqitur me polici në QKMF dhe tani mbetet të shihet versioni zyrtar i policisë”, deklaroi ai.
“Lëndime kanë mundur të shkaktonte edhe nga gurët si pasojë e gjuajtjes me saçme, ndonjë copë guri ka mundur ta godasë, për atë edhe ka qenë e dyshimtë se prej nga janë lëndimet”, deklaroi i pari i QKMF-së në Drenas, Ismet Bogiqi.
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë për të marrë detaje lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të rastit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.