Nesër varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Komuna e Skenderajt ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të presidentit Hashim Thaçi.

Ceremonitë e lamtumirës do të zhvillohen nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Fadil Nura, dhe do të përfshijnë homazhe, mbledhje komemorative dhe varrimin.

Agjenda e ceremonisë:
Homazhet nga qytetarët
Data: 18 mars 2025
Ora: 09:00 – 12:00
Vendi: palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj

Mbledhja komemorative
Data: 18 mars 2025
Ora: 12:00
Vendi: palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj

Varrimi
Data: 18 mars 2025
Ora: 15:00
Vendi: Varrezat e reja, fshati Burojë, Skenderaj

E pamja
Data: 19 – 20 mars 2025
Vendi: palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj

Komuna e Skenderajt i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe gjithë atyre që kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e Haxhi Thaçit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë