Vjedhje e rëndë në Drenas, grabitësit marrin armën e një qytetari

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Drenas më 1 mars 2025, në intervalin kohor 11:00-13:00, transmeton DrenicaOnline.

Sipas raportit të policisë, ankuesi, një qytetar kosovar, ka denoncuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur një armë zjarri, të cilën e posedonte me leje.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë