Dëshmitari për Sami Lushtakun: S’kam pas nevojë me akuzu se kurrë kurgja nuk me ka ba

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, këtë të martë para trupit gjykues ka dhënë dëshminë e tij Nazmi Maloku i njohur si dëshmitari “C”, në rastin ku për krim të organizuar dhe vepra tjera penale po akuzohen Sami Lushtaku, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Ismet Haxha, Sheremet Jashari Skender Tahiri dhe Bajram Dibrani.

Fillimisht, dëshmitari Maloku rrëfeu se si ka përfunduar si dëshmitari “C”, në rastin e njohur si Drenica, raporton “Betimi për Drejtësi“.

E gjithë historia sipas dëshmitarit Maloku filloj kur ai kishte bërë padi ndaj dy mjekeve në vitin 2002 kur gjatë lindje i kishin vdekur dy fëmijë, ku më pas sipas dëshmitarit ishte ftuar nga EULEX-i për të dhënë deklaratë lidhur me rastin. E të njëjtën deklaratë sipas dëshmitarit e kishte nënshkruar në gjuhen angleze, duke shtuar se pas dy javësh EULEX-i e kishte thirr për ta nënshkruar deklaratën në shqip.

“Kur jam shku në EULEX e kam pa, ajo u kanë jo deklarata jeme, por me u friku njeri çka ka pas në atë deklaratë”, tha Maloku.

“M’kanë etiketu si spiun, jam kanë ushtar i UÇK-së, pasojat po i vuaj tash e 25 vite unë dhe bashkëshortja ime”, tha ai

Paraprakisht, dëshmitari Maloku tha se kishte pranuar 20 mijë euro, për shërimin e gruas së tij nga i akuzuari Mjaku, e që sipas tij, ishin paratë e të akuzuarit Rukolli ku dëshmitari i drejtohej si “Rrusta”.

Ai tha se 10 mijë euro nga këto i kishte marrë vet. “10 mijë i kam marrë unë, 10 mijë Fatmiri”, tha ai

Lidhur me këto deklarime mbrojtësi i të akuzuarit Lushtaku, avokati Artan Qerkini pyeti dëshmitarin se a pajtohet se ai asnjëherë nuk keni dhënë deklaratë inkriminuese për Sami Lushtakun, dëshmitari u përgjigj se po.

“S’kam pas nevojë me akuzu se kurrë kurgja nuk me ka ba”, th a ai.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Rukolli, avokati Arianit Koci pyeti dëshmitarin Maloku lidhur me 20 mijë euro të cilat sipas tij i kishte marrë nga i akuzuari Mjaku, se ku ishin pjesa tjetër e atyre parave pasi që dëshmitari deklaroi se vetëm 10 mijë euro i kishte pranuar. Dëshmitari tha se pjesën tjetër i kishte marr Fatmiri.

Me kërkesë të dëshmitarit Maloku i cili deklaroi se nuk ndjehet mirë për vazhdimin e dhënies së dëshmisë së tij, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari valon Kurtaj ndërpreu seancën e sotme dhe të njëjtën e caktoi për një datë tjetër.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë