Numërimi i votave në Tërstenik I: Kandidatët e PDK-së dhe rezultatet e deritanishme
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/vota-zgjedhje-numerim-votime-deputet-750x430.jpg)
Mbrëmë në Qendrën Komunale të Numërimit në Drenas janë numëruar votat e tri vendvotimeve në fshatin Tërstenik I, ndërsa procesi ka vijuar pa asnjë problem. Për sot pritet të numërohen edhe dy vendvotime të tjera nga Tërstenik II.
Sipas rezultateve të deritanishme, votuesit e Tërstenikut kanë mbështetur kryesisht kandidatët nga Drenasi, por një numër i konsiderueshëm votash ka shkuar edhe për kandidatët nga Skenderaj dhe të tjerë.
DrenicaOnline do të vazhdojë të raportojë për rezultatet përfundimtare sapo të përfundojë numërimi.