Floriana Rugova: Gratë e Istogut, forca e ndryshimit për një Kosovë më të mirë
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Floriana Rugova, ka zhvilluar një takim të frytshëm me gratë e Istogut, ku është diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë për fuqizimin e gruas në shoqëri dhe politikë.
Rugova theksoi se qeveria e ardhshme, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, do të angazhohet fuqishëm për të mbështetur gratë në të gjitha fushat e jetës. Ajo garantoi që PDK do të punojë për të krijuar më shumë mundësi për gratë në ekonomi, arsim dhe përfaqësim politik.
“Me gratë e Istogut, një bashkëbisedim i sinqertë për mënyrat se si ta bëjmë Kosovën më mirë! I sigurova se Qeveria e ardhshme, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, do t’i mbështesë gratë e Istogut dhe të gjithë Kosovës. Gratë meritojnë më mirë! Kosova meriton më mirë!”, tha Rugova.
Fushata e PDK-së po vazhdon me mesazhin e ndryshimit dhe zhvillimit, duke kërkuar besimin e qytetarëve për një Kosovë më të fortë dhe të barabartë për të gjithë.
#PDK131
#FlorianaRugova81




