Një jetë në shërbim të pacientëve, pensionohet Dr. Florije Hoxha nga Krajkova
Pas afro tri dekadash punë, përkushtim dhe profesionalizëm, Dr. Florije Hoxha nga Krajkova e Drenasit ka përmbyllur karrierën e saj profesionale dhe ka dalë në pension.
Me këtë rast, kolegët e saj e kanë uruar për pensionimin, duke vlerësuar lart kontributin, profesionalizmin dhe humanizmin që ka treguar ndër vite në shërbim të pacientëve.
Si mjeke, udhëheqëse dhe kolege e përkushtuar, Dr. Hoxha ka lënë gjurmë të çmuara te pacientët dhe kolegët e saj.
Pas një karriere të gjatë në shërbim të njerëzve, ajo largohet nga detyra me respekt dhe mirënjohje, ndërsa kolegët i kanë uruar shëndet, gëzim dhe shumë vite të lumtura pranë familjes dhe njerëzve të dashur.


